Stilistja “kritikon” Tean/ Kiara dhe Luiz të veshurit më bukur në Big Brother Vip?

Sot ne “Ftesë në 5 “ me Bieta Sulon u komentuan veshjet e banorëve të “Big brother Vip Albania”.



Si fillim stilistja Stela Sallaku kritikoi vajzat që gjatë spektakleve vishen më ekzagjeruar seç duhet, duke iu sugjeruar të veshin më shpesh atlete.

Artenisa Ozaj vlerësoi stilin e Kiarës dhe të Efit, ndërsa Ardi Borova cilësoi si një lëvizje të zgjuar faktin që Luiz u bë biond.

Nga ana tjetër Stela Sallaku nuk e kurseu as një kritikë për fustanet e Teas. Sipas saj, Tea duhet të shmangë fustanet me dekolte dhe shpatulla të zbuluara, pasi nuk rrinë bukur në trupin e saj.

Për të Diola dhe Kristi janë të veshurit më bukur në BBV.



Author: morevesh