Luizi çudit: “Në finale do jetë edhe Olta”/ ”Kiara nuk shkon në finale”

Mëngjesin e sotëm Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli e kanë nisur ditën duke folur për 5 finalistët e mundshëm të “Big Brother VIP2”. Ishte këngëtari i njohur që i bëri pyetjen regjisorit se kë sheh ai në finalen e madhe.



Bjordi tha vetëm 4 emra dhe për të 5 nuk e dinte akoma. Pyetjes së vet i ktheu përgjigje edhe Luizi i cili tha: “Kristin, ty, veten, Efin…”.

Pjesë nga biseda:Bjordi: Efin? Interesante Luizi: Efi ka nisur të luajë, më beso është interesante. Nuk e kam ditur, kam kujtuar e ke parasysh ‘është simpatike’

Bjordi: Ka botë! Luizi: Ka momentet e saja dhe kaq do iki domethënë! Bjordi: Ka ça të tregojë! Luizi: Efi është surprizë.

Luizi: Pesë vetë në finale, kë sheh? Bjordi: Unë, ti, Olta, Amos besoj!Luizi: E sheh Oltën në finale?Bjordi: Po se është e fortë, për mirë për keq, tani nuk i futem.



Bjordi: me ndjesi po flas, të betohem jo se e kam shoqe. Unë Oltën e kam xhan, se kisha vite pa e takuar. I pesti nuk e di.Luizi: E lëshoi veten ajo, është thyer herët, ka filluar duke lënë nam.

Author: morevesh