FOTO/ Demi Lovato tregon strijat dhe flet për çrregullimet e të ngrënit

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ndau një mesazh të gjatë në lidhje me përvojën e saj me një çrregullim të të ngrënit, së bashku me një seri fotografish në bikini, ku shfaq strijat në trupin e saj.

“Unë dikur besoja me të vërtetë se shërimi nga një çregullim i të ngrënit nuk ishte i vërtetë. Që të gjithë po mashtronin dhe pas dyerve të mbyllura, ishin po njësoj. Isha e sigurt se dikush po villte diku, edhe nëse thoshte se tani ishte mirë. Mendoja se dikush me këto çrregullime s’mund ta pranonte celulitin. Këto janë vetëm disa nga gjërat që i thoja vetes, teksa rritesha.”

 

Fotografitë e strijave të theksuara me bojë ari, ylli i popit, 28-vjeçare, i shpjegoi si një ushtrim për dashurinë ndaj vetes.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Demi flet për çrregullimin e saj të të ngrënit këtë vit. Në një intervistë në mars, me Ellen DeGeneres, ajo foli në lidhje me problemet që pati në 2018-ën, që bënë që ajo të përfundonte në spital, pas mbidozës.https://www.instagram.com/p/CJM_ZtQBgyb/?utm_source=ig_embed

Author: admin