CR7 vs Messi në Arabi, biznesmeni saudit paguan shifrën stratosferike për biletën premium

Në Arabinë Saudite ka pritshmëri të madhe për ndeshjen e nesërme mes All Stars të kampionatit vendas dhe PSG-së.




Një mundësi për të parë sërish përballë Cristiano Ronaldon dhe Messin, dy rivalët që kanë lënë gjurmë në 15 vitet e fundit duke dominuar në të gjitha garat. Biletat për ndeshjen u shitën dhe dikush pagoi një shumë stratosferikë për të pasur në dorë biletën premium, e cila do të japë mundësinë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe për të takuar dy kampionët në dhomat e zhveshjes.

Mushref al Ghamdi, një manjat i pasur saudit i pasurive të patundshme, fitoi ankandin duke paguar shumën rekord prej 2.6 milionë euro.

Author: morevesh