Vdekja në komisariat e Lear Kurtit/ Avokati i Popullit del me 6 rekomandime për Policinë e Shtetit: Merrni masa për rruajtjen e shëndetit të qytetarëve në momentet e shoqërimit

Rasti i vdekjes së Lear Kurtit, i cili vdiq në ambientet e komisariatit të policisë është rikthyer sërish në vëmendje. Avokati i Popullit i është drejtuar me disa rekomandime, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë Tiranë dhe Shefit të Komisariatit nr.3.




Janë 6 rekomandime, që Avokati i Popullit kërkon zbatimin me korrektësi të rasteve dhe kritereve ligjore të shoqërimit, ndalimit/arrestimit të shtetasve nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe trajtimin e tyre me dinjitet në përputhje me aktet normative në fuqi.

Rekomandime




Marrjen e masave për zbatimin efektiv të garancive ligjore të qytetarëve në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së tyre në momentet e para të shoqërimit nga Punonjësit e Policisë.
Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të ushtruar kontroll në mënyrë të vijueshme në të gjitha strukturat vendore të policisë lidhur me zbatimin e kritereve të shoqërimit të shtetasve dhe respektimin e të drejtave ligjore të personave të shoqëruar si dhe ushtrimit nga titullarët të kërkesave rigoroze llogarie për zbatim të procedurave në rastet e shoqërimit të personave.
Marrja e masave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që çdo shoqërim i personave në ambientet e policisë së shtetit të jetë i arsyeshëm dhe të ketë indiciet e duhura bazuar në ligjin për policin e shtetit i cili ka përcaktuar qarte rastet kur personat shoqërohen në ambientet e Policisë së Shtetit.
Përgjithësimin e këtij rasti në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit, me qëllim mos përsëritjen e shkeljeve të tilla në të ardhmen nga punonjësit e policisë.
Marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e detyrimeve ligjore për plotësimin e Formularit të Raportit të Shoqërimit në çdo rast shoqërimi të shtetasve sapo ata sillen në organin e Policisë.
Për shqyrtimin e këtij rekomandimi dhe qëndrimin që do të mbani ndaj tij, lutemi të vihemi në dijeni brenda një afati të përshtatshëm.

Author: morevesh