Konfirmohet virusi i rrallë RSV, një 16-vjeçar në intubim! Simptomat, temperaturë e lartë, dhimbje e fortë koke dhe kollë

Përpos gripit që ka mbërthyer keqazi popullatën në më shumë se dy javë, Shqipëria kërcënohet edhe nga një tjetër virus.




Bëhet fjalë për RSV, një virus që prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror. Dje është konfirmuar rasti i parë në vendin tonë, një 16-vjeçar, gjendja e të cilit është përkeqësuar brenda ditës duke u futur në intubim. Për fat të mirë, ai ndodhet në gjendje stabël tanimë. Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.

VIRUSI

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, është prononcuar për këtë rast, duke shpjeguar simptomat e të prekurit si dhe gjendjen e tij shëndetësore. “Kemi pasur një djalë në moshë 16-vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipetoi situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyjë kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne, në shërbimin infektiv është rast i rrallë, te një adult”, nënvizon Çomo në një deklaratë për mediat, duke bërë një analizë të thjeshtuar mbi simptomat që e dallojnë atë nga gripi i zakonshëm.




Sonila Brato deklaroi se virusi RSV është i rrezikshëm, sepse prek rrugët respiratore te fëmijët. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin, bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP. “Ishte në një situatë të re. Sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë. E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe te të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte i rënduar në mënyrë të papritur dhe te një moshë e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.

Sipas shefes së Infektivit, një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperatura ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit. Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital.

Author: morevesh