Alfred Cako: Kosta Trebicka është vrarë/ Humbi jetën në rrethana misterioze

Konspiracionisti Alfred Cako ka ngritur aludime të forta për Kosta Trebickën, biznesmenin që humbi jetën në kushte të paqarta më 12 shtator 2008-ës, teksa kishte shkuar për gjueti në Voskopojë.

Cako e lidhi humbjen e jetës së Trebickës me tragjedinë e Gërdecit, ndërsa deklaroi se biznesmeni është vrarë.

Ai deklaroi në “Rrethi Katror” se këtë gjë ia kanë pohuar ish-punonjës të SHIK-ut.



“Kosta Trebicka është vrarë, nuk ka pësuar aksident. Dhe ka njerëz që kanë vajtur dhe e kanë parë, me të cilët unë kam komunikuar dhe që sot janë larguar nga Shqipëria dhe kanë qenë punonjës të SHIK-ut, edhe kanë bërë denoncim në SHIK që është vrarë dhe janë përndjekur dhe janë larguar nga Shqipëria vetëm për këtë deklaratë”, tha konspiracionisti.

Author: morevesh