Isai i cili është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare i lutet më këmbëngulje gruas së tij Zejnepes, që ta falë dhe t’i japë një shans. Ata nuk kanë një marrëdhënie të mirë pasi Isai ia ka dhënë tokën e tyre nipit dhe fëmijët e Zejnepja tani kanë ngelur në mes të rrugës.
Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Nepin?
Zejnepe: Ja më ka bërë vëllai i tij.
Isai: Të kapin vitet e bukura, edhe ato do të mbeten gjithmonë, ma ka bërë vëllai që kam probleme. Shumë favor, ma pruri të mrekullueshme, por doli një lajmës shumë i keq.
Ardit Gjebrea: Për këtë mrekulli që të ka dhënë, hallall toka, apo jo Nepi?
Zejnepe: Jo, hallall toka për të, por për mua jo.
Isai: Fustani me pika moj Nepi sa hije të paska, nën hijen pa kapele Nepi, më jep një mundësi se plasa.
Zejnepe: E di.
Isai: Në 2010 do shisja tokën, se e bashkuam tokën, ia dhashë me ndërresë, kisha dhe plakët unë. Ne të vegjlit kemi halle të mëdha, por kemi dhe detyra t’i mbajmë.
Zejnepe: Dhe pastaj tha vëllai që fëmijët e tu nuk kanë punë tek toka.
Isai: Po kaq e mendoi se zgjodhi rrugën e shkurtër. Rruga e shkurtër ku të nxjerr Nepi? Të nxjerr gjithmonë tek rruga e madhe. Po mirë ai vëlla nuk mendon për fëmijët e mi? Po larg qoftë nëse nuk do isha unë, ku do i lija unë rrugëve.
Zejnepe: S’kanë punë fëmijët e tu tek toka, se kështu tha ai.
Eni Çobani: Mua këto fjalë m’i keni thënë ndryshe, m’i ke thënë me shumë dashuri, m’i ke thënë me shumë muzikë, m’i ke thënë me shumë vargje të bukura dhe unë nuk e kuptoj pse tani, ti po e refuzon këtë zgjidhje.
Isai la mënjanë sqarimin dhe filloi t’i këndojë këngë dashurie Zejnepes, por ajo vazhdon të mbajë qëndrimin e saj, duke u sjellë ftohtë dhe duke i kërkuar llogari për dhurimin e tokës që i ka bërë nipit. Kurse Eni Çobani, Ardit Gjebrea dhe publiku janë argëtuar dhe kënaqur me këngët e Isait.
Eni Çobani: Fantastike, vetëm kështu mund të fillonte viti Ardit. Arditi nuk ka qëndruar kurrë kaq gjatë në këmbë, ka ngelur në këmbë.
Ardit Gjebrea: Nuk po më iket prej këtu.
Eni Çobani: Dhe mos u ul vërtet se është surprizë.
Ardit Gjebrea: Sa herë i këndon Zejnepes në ditë?
Isai: Ooo me mijëra herë.
Zejnepi: Po ç’i dua këngët unë, ti more tokën ia ke dhënë nipit. Nuk i dua këngët.
Isai: Unë jam viktima, po t’i Nepi më jep një shans të lutem. Diti më jep një shans…