(Video) Arbitri K.O, del me barrel nga fusha/ Goditje në kokë

Ndeshja mes Swindon dhe Grimsby në Ligën e Dytë angleze mori vëmendjen maksimale në “ishull” dhe kjo jo prej ndonjë veprimi spektakolar në fushë. Gjithçka u përqëndrua te arbitri i sfidës, Sam Purkiss i cili në minutën e 11-të mori një goditje të pavullnetshme në kokë nga një prej futbollistëve vendas.



Arbitri humbi ekuilibrin dhe pati marrje mendsh teksa pas ndihmës së parë në fushë, u largua me barrelë duke u zëvendësuar nga ana e arbitrit të katërt. Sipas The Athletic, arbitri e mori veten pas disa minutave në dhomën e zhveshjes edhe pse ishte për disa minuta i trullosur ndërsa nga ana tjetër mbeti i mërzitur për arsyen se e pati të pamundur për të dërguar deri në fund misionin e tij.



Author: morevesh