(Fotolajm) Pas debatit të ashpër me Luisin, Kejvinës i “avullojnë” ndjekësit në instagram/ Ja sa ndjekës humbi pas spektaklit

Me debat të ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme “prime” i Big Brother Vip2.



Konkurentët kishin shumë për të sqaruar, por një debat i ashpër me shumë ofendime mes të dyve, ishte ai mes Luiz Ejllit dhe modeles Kejvina Kthella.

Ajo e ka qajtur Luizin “mish me dy sy, burracak”, por sikur mos të mjaftonin ofendimet ajo i ka përmendur edhe babain këngëtarit.



“Mos harro se unë e kam babin gjallë, nuk më ka vdekur”, tha Kejvina.

Duket se ka qenë pikërisht ky debat që ka bërë fansat e Luizit që të nisin një fushatë kundër Kejvinës. Shumë kanë nisur t’i bëjnë “unfolloë” modeles në Instagram.

Nga 812 mijë ndekës në Instagram, modelja ka humbur në pak orë rreth 2 mijë fansa.



 

Author: morevesh