‘Aq sa ngjani, aq edhe nuk ngjani’, Zhaklina i përmendi motrën në shtëpi, zbulohet arsyeja e sherrit me Oltën

Edhe pse në ditët e para, edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka nisur shumë vrullshëm, duke pasur edhe debate shumë të forta në këto tre javë të para. Që në krye të javës, aktorja Olta Gixhari pati një debat shumë të fortë me gazetaren Zhaklina Gjolla, e cila vendosi të largohej nga shtëpia mbrëmjen e 1 janarit, pas konsultës edhe me psikologët.

 

Edhe pse Olta tha se arsyeja e debateve mes tyre ka qenë një koment i Zhaklinës në natën e parë të spektaklit, duket se ‘molla e sherrit’ në fakt mes dy konkurrenteve të Big Brother ka qenë motra e Oltës, Gerta Gixhari, me të cilën aktorja nuk flet. Gazetari i showbiz-it, Andi Vrapi konfirmoi pak ditë më parë në emisionin ‘Fan Club’ se dy motrat nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

 

“Edhe sot nëse futesh në ‘Instagram’-in e dy motrave do e shohësh që nuk janë ‘follow’ me njëra-tjetrën. Lart e poshtë në Tiranë qarkullon si lajm i pakonfirmuar, se konfirmimi duhet të vijë nga të dyja palët, që nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. Arsyet nuk dihen. Madje, së fundmi janë parë të dyja Zhaklina me Gertën”, tha gazetari Andi Vrapi në emisionin ‘Fan Club’.

 

Duket se Zhaklina kishte informacione rreth këtij debati mes dy motrave, pasi në natën e parë të prime-t të spektaklit, gazetarja i ka thënë aktores se ka miqësi me motrën e saj. E pyetur nga Olta nëse dy motrat ngjajnë më njëra-tjetrën, gazetarja është shprehur: “Aq sa ngjani, aq edhe nuk ngjani”. E kjo duket se ka qenë vërtetë arsyeja e sherrit mes dy banoreve të BBV.

 

Pak ditë më parë, vetë Zhaklina ka treguar se është takuar me motrën e Oltës pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Author: morevesh