Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu nisin pushimet e para si çift/ Ja në cilin vend u arratisën

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu nisin së bashku si çift pushimet për këtë vit të ri.



Dyshja kanë vendosur që këtë fillim vit t’ia dedikojnë njëri-tjetrin dhe kanë udhëtuar drejt Kroacisë. Këtë e kanë zbuluar përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndyshmet të publikut.

Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale. “S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”- u shpreh ai.



Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës e cila u shpreh se ajo dhe partneri isaj nuk kanë thyer asnjë kod moral Mirëpo, edhe Elhaida bëri një reagim. Këngëtarja tha se së bashku me Ledianin nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është. “Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë.

Author: morevesh