Olta i ‘justifikohet’ Kiarës duke i hedhur fajin Luizit/ Nuk i hodhi as sytë kur po qante nga dhimbjet

Incidenti i Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother ka nxjerr në pah qëndrimin e aktores Olta Gixhari. Të gjithë kemi vënë re se Olta qëndroi e distancuar ditën e Kiara u rrëzua në tokë dhe shpërtheu nga të qarat teksa po luante një lojë me karrige.



Gjatë ditës së sotme Olta është munduar të “justifikohet” duke i hedhur “fajin” Luizit për veprimin e saj. Olta i tha Kiarës se nuk do t’i afrohet asaj sa herë që do të ketë Luizin afër.

“Nuk të afrohem fare kur është ai këtu. Nuk ka ndërmend të bëjë sherr me Luizin për një gjë kot. Mos e merr si indiferencë. Do përpiqem ta shmang sa më shumë”– i tha Olta Kiarës, e cila nuk bëri asnjë koment.

Author: morevesh