“Më ka traumatizuar jo pak”/ Bjordi flet për lidhjen publike

Bjordi Mezini, gjatë një bisede me Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, foli për lidhjet romantike dhe pse ka vendosur që të mos krijojë asnjë raport me dikë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.



Bjordi la të nënkuptuar që ka dikë jashtë, por brenda shtëpisë do të paraqitet si “single”, në kuptimin që nuk do që lidhja e tij romantike të jetë objekt bisede në shtëpi ose të merret vesh publikisht. Ai shpjegoi edhe arsyen pse ka vendosur të mos flasë kurrë për këtë gjë.

“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak,” u shpreh Bjordi, duke nënkuptuar historinë e dashurisë me të ndjerën Adela Xhamani. “Për mënyrën si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike, përfshirja e publikut edhe mediave ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim. Kjo gjë më ka bërë të kuptoj se disa gjëra në jetën time nuk do t’i ndaj më kurrë.”



Bjordi dhe Adela ishin dy nga emrat më të përfolur të “Big Brother Albania 2”, në vitin 2009. Raporti i tyre konsiderohet edhe sot si ndoshta historia më e famshme e dashurisë në historinë e “Big Brother”. Adela ndërroi jetë në vitin 2017 si pasojë e një ataku kardiak (asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes).

Author: morevesh