U arrestua sot, çfarë shkruante drejtoreshë Fatmira në Facebook/ “Allahu është një”

Fatmira Hoxha, drejtoresha juridike e Ministrisë së Financave, e cila u vu sot në pranga, duke se ishte një person që besonte në Allah dhe Kur’an. Të paktën kjo nënkuptohet nga ajo që vetë Hoxha shkruante në profilin e saj në Facebook, ku ka vendosur një shprehje të shkëputur nga libri i shenjtë i Kur’Anit.

“E, padyshim se pas veshtiresise vjen lehtesimi…Ai, Allahu është një”- shkruan Hoxha në Facebook.



Tashmë Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre. Ajo u arrestua bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe përmbaruesin Alban Ruli. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit.

Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall.

Author: morevesh