Shoku i ngushtë i ish te dashurit te saj bëhet sot pjesë e “Big Brother VIP”/ Provokim për Kiarën?

Dj Adam Reeves është një nga konkurrentët e Big Brother Vip Albania që do të nisë lojën ditën e sotme.

Vip Magazine ka mësuar se ai është mes konkurrentëve që do të futet sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke u futur në lojë në javën e tretë të saj.



Deri këtu në rregull. Ajo që ndoshta nuk dini është se Reeves është shoku i ngushtë i këngëtarit Butrint Imeri.

Ky i fundit ka qenë i lidhur për dy vite me moderatoren Kiara Tito e cila është nja nga konkurrentët e këtij edicioni në këtë Big Brother Vip.

Vetë Kiara e ka përmendur Butrintin gjatë qëndrimit të saj në shtëpi duke theksuar se ai ishte personi i duhur që erdhi në jetën e saj në kohën e gabuar pasi të dy ishin shumë të vegjël, vetëm 20 vjeç.

Author: morevesh