HOROSKOPI I DITËS, e martë 10 janar 2023!

Parashikimi për të gjitha shenjat e zodiakut, sipas astrologut të njohur italian, Paolo Fox

 

DASHI

 

 

Yje intrigues për dashurinë, nëse kohët e fundit keni takuar një person interesant, mos e lini të largohet. Sa i përket punës, shtyni detyrat që janë me përgjegjësi më të madhe.

 

DEMI

 

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 10 janar 2023) ka pak konfuzion në dashuri, por jeni i sigurt që në anën tjetër interesi është vërtet reciprok? Për sa i përket punës lodhja do të ndihet, prandaj përpiquni ta minimozini atë.

 

BINJAKËT

 

Qiell interesant për dashurinë, nëse jeni çift prej disa kohësh, ka të ngjarë që nga pranvera të keni mundësi të vini në plan një projekt të rëndësishëm. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje mosmarrëveshjeve me shefat si edhe kontakteve.

 

GAFORRJA

 

Ju pret një qiell që sjell maturi. Nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me partnerin tuaj, është më mirë të mos nxisni polemika. Sa i përket punës, profesionistët e lirë do të kenë një marzh fitimi më të lartë.

 

LUANI

 

Sipas horoskopit të Paolo Fox-it (e martë 10 janar 2023), një qiell intrigues për dashurinë, por kujdes mos i fusni këmbët në një këpucë! Për sa i përket punës, do të dëshironit të ndryshoni dhe të përfshiheni më tepër, por përpiquni të mos merrni vendime të nxituara. Përdorni mirë mendjen!

 

VIRGJËRESHA

 

I  bukur qielli për ndjenjat! Nëse jeni beqarë do të bënit mirë të bënit pazar; nëse, nga ana tjetër, keni një person në zemrën tuaj, mos hezitoni t’i dilni përpara. Sa i përket punës, diçka po lëviz, ka një atmosferë të rë.

 

PESHORJA

 

Nëse kohët e fundit keni takuar një person të këndshëm, mos e lini të largohet. Emocione të reja janë në rrugën e duhur. Për sa i përket punës, mos nxitni debate të kota me kolegët. Nuk ja vlen…

 

AKREPI

 

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 10 janar 2023), qielli është i bukur për çiftet. Nga tani deri në pranverë një projekt i rëndësishëm më në fund mund të fillojë të marrë formë. Për sa i përket punës, mos bëni hapa të nxituar, por konsideroni me kujdes çdo zgjedhje.

 

SHIGJETARI

 

Qiell interesant për dashurinë, prandaj mos u mbyllni në shtëpi! Një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Shumë më tepër, madje. Për sa i përket punës, do të favorizohen profesionistët e lirë.

 

BRICJAPI

 

 

 

Në dashuri është momenti i duhur për të nisur një projekt të rëndësishëm. Në orët në vijim do të favorizohen çiftet që po mendojnë të zgjerojnë familjen. Në punë angazhimi juaj do shpërblehet dhe kënaqësia nuk do mungojë.

 

UJORI

 

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 10 janar 2023), një qiell interesant për zemrat e vetmuara, përpiquni të zgjeroni rrethin e kontakteve tuaja! Për sa i përket punës inkurajohen kontaktet me qytete të tjera.

 

PESHQIT

 

Të dashur Peshq, dashuria ka nevojë për më shumë qartësi. Nëse jeni të interesuar për dikë pse të mos dilni ju përpara se të dalë tjetri? Lajmet që vijnë në punë, kërkesa juaj mund të pranohet.

Author: morevesh