(Fotolajm) Pastruesja milionere që vodhi shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi/ Publikohet foto e Rozeta Dobit

Personi që po shikoni në foto është Rozeta Dobi (Rakipllari), pastruesja që akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro bashkë me të birin, Havier Dobi. Dyshja vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Fotoja është publikuar nga gazetari Elton Qyno për OraNews.



Nënë e bir janë pas hekurave, ndërkohë që sot, pas një tjetër kontrolli në banesën ku ata jetonin, Policia e Shtetit ka gjetur 400 mijë euro të tjera dhe akoma më shumë bizhuteri floriri. Dyshohet se këto para janë grumbulluar nga vjedhjet e vazhdueshme që bënin të dy. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën.

Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.



Author: morevesh