A e dini cila pasaportë në botë është më e rralla? Po sikur t’ju themi se ekziston një pasaportë e cila mbahet nga jo më shumë se 500 njerëz në botë dhe ka një rëndësi të madhe. Po, ka një të tillë! Urdhri i Maltës, një institucion ose rend katolik romak, është shtëpia e pasaportës më të rrallë në botë. Institucioni punon me moton “Mbrojtja e besimit (katolik) dhe ndihmë për të varfrit”, raporton Scoopëhoop.com.
Sipas Urdhrit Sovran të Maltës, këto pasaporta të veçanta diplomatike u jepen vetëm “anëtarëve të Këshillit Sovran (qeveria), krerëve dhe anëtarëve të misioneve të tij diplomatike (si dhe bashkëshortes së tyre dhe fëmijëve të mitur), dhe me shumë pak përjashtime për figura të larta të ngarkuara me një mision special brenda Urdhrit të Maltës”, thuhet në raport.
Urdhri është aktiv në rreth 120 vende, ku ndihmon për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë përmes përpjekjeve të tij mjekësore, sociale dhe humanitare.
Pasaporta mbetet e lidhur rreptësisht me kohëzgjatjen e detyrës sipas vendimit të Urdhrit, dhe për këtë arsye, mbetet aktive vetëm për 4 vjet. Urdhri Sovran i Maltës është një nga institucionet më të vjetra të qytetërimit perëndimor dhe të krishterë.