Ja çfarë sekuestroi policia/ Përfundon kontrolli në shtëpinë e Ervis Martinajt

Ka përfunduar kontrolli në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në Surrel.



Policia dhe RENEA bastisën shtëpinë e Martinajt mbrëmjen e sotme, ndërsa mësohet se në banesë nuk ka qenë asnjë familjar. Policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme në banesë, ndërsa ka sekuestruar vetëm disa dokumente.

Kontrollet në shtëpinë e Martinajt u bënë me urdhër të SPAK, në lidhje me operacionin “Plumbi i artë”, i nisur pas dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Biznesmeni i basteve rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe nga mbrëmja e datës 9 për të nuk ka asnjë informacion. Ka pasur raportime se është vetë-zhdukur për t’ju shpëtuar kundërshtarëve, ndërsa vetë familjarët kanë akuzuar shtetin se ka dorë në vrasjen e 40 vjeçarit.



Kujtojmë që edhe pak ditë më parë, më 26 dhjetor policia ushtroi kontrolle në zonën e Fushë Kuqes, në shtëpinë e Martinajt.

Author: morevesh