Pas ‘DWTS’, Top Channel i beson Megi Pojanit moderimin e programit të rëndësishëm

Blogerja e njohur Megi Pojani do të jetë moderatorja e re e programit ‘Fan Club’ në Top Channel. Megi merr kështu vendin e Dojna Memës, e cila ishte prezantuese në edicionin e parë. Ky lajm u bë i ditur nga promoja e emisionit, e publikuar në faqen zyrtare të Top Channel, që njofton se Megi do të jetë drejtuese e programit.

 

‘Të pathënat e Big Brother VIP i zbuloni nga 8 janari në Fan Club! Çdo të diel, ora 12:45 në ekranin e Top Channel me Megi Pojanin”- shkruhet në postimin e bërë nga televizioni në faqen zyrtare në Instagram.

 

Kjo nuk është eksperienca e parë e blogeres dhe aktores së njohur si moderatore, pasi më parë asaj i është besuar një tjetër program në Top Channel, ‘Maskat’, pjesë e emisionit “E diell”. Sakaq, së fundmi, Megi ishte një nga finalistet e spektaklit të kërcimit ‘Dancing With The Stars’, që uli siparin para një jave.

 

Sa i përket jetës së saj private, prej shumë kohësh, Megi Pojani përflitet se është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi. Ajo ka udhëtuar disa herë drejt Turqisë, teksa edhe pse nuk ka treguar ende asgjë, detajet e ndryshme e kanë nxjerrë zbuluar.

Author: morevesh