Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen e saj. Edhe pse ajo nuk e tregon kurrë moshën e saj, pak javë më parë, përmes një Instastory, ajo tregoi se do të ndryshonte prefix, duke nënkuptuar kështu që sot ajo mbush plot 40 vjeçe.
Edhe pse nuk duket aspak, pasi Xhemi është një nga vajzat më të kuruara në ekranin shqiptar. Urimet për të kanë qenë të shumta ditën e sotme, ndërsa një nga urimet më të veçanta ka ardhur pikërisht nga një prej moderatoreve më të njohura dhe një nga mikeshat e saj më të ngushta, Arbana Osmani.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Arbana ka nxituar e ka uruar shoqen e saj të ngushtë në shtëpi, duke i dhuruar edhe një buqetë të stërmadhe me trëndafila të bardhë. Gjithashtu, ajo ka bërë edhe një postim me disa foto të dyshes në Instagram, ndërsa ka bërë edhe një dedikim shumë të bukur për shoqen e saj.
“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you. (P.s Swipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas showt)- shkruan Arbana Osmani krahas fotove dhe videos së publikuar në Instagram, duke treguar kështu miqësinë e bukur që ekziston mes dy vajzave.