Nuk e përtyp dot faktin që është nominuar, Genti u kërkon llogari banorëve

Ethet e para të eliminimeve në Big Brother, kanë nisur të ndihen. Të nominuarit e kësaj jave: Genti, Ariana, Armaldo, Efi dhe Mikela.

Të gjithë këta banorë, po e ndjejnë presionin e eleminimit gjithnjë e më shumë, me afrimin e spektaklit që do të jetë sot mbrëma.

Aktori i njohur, Genti Hazizi, madje ka filluar të pyesë banorët se kush e ka nominuar. Duket qartë se Genti nuk e ka pritur mirë faktin që është nominuar.

Megjithatë, qartazi banorët e tjerë janë të pakënaqur me sjellet e Gentit dhe të gjithë duket sikur janë vënë kundër tij…

Author: morevesh