Çmimi i naftës po bie edhe më shumë, Shqipëria e mban ende shtrenjtë pret datën 15

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ra më tej mëngjesin e së hënës. Një fuçi naftë Brent nga Deti i Veriut kushtonte 109,62 dollarë, ose më shumë se 3 dollarë më pak se të premten. Çmimi i naftës amerikane (WTI) ra gjithashtu më shumë se 3 dollarë në 106.23 dollarë për fuçi, ose 66 cent për një litër naftë. Një fuçi ka 159 litra naftë, raporton noa.al.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, çmimi i naftës është luhatur. Në fillim të javës së kaluar, nafta Brent kushtonte 139 dollarë për fuçi, më e larta që nga viti 2008. Por çmimi ka rënë ditët e fundit.

Tashmë ka disa shpresa për një marrëveshje mes dy vendeve, pas deklaratave pozitive fundjavën e kaluar.

Analistët presin që nafta të bëhet edhe më e lirë këtë javë, pasi çmimet aktuale tashmë ndikojnë në një furnizim më të vogël nga Rusia.

Në Shqipëri, situata duket stanjative dhe në ndihmë po i vjen qeveria. Ajo tha se krijoi një bord për kontrollin e çmimeve të naftës e benzinës dhe shpalli akt normativ që fiksonte për 4 ditë çmimin në 217 lekë, duke theksuar madje se ky çmim erdhi pasi tregtarët kanë pranuar të shesin pa fitim(!)

Në vendet fqinje dhe më gjerë në BE, ulja e çmimit po reflekton me ndryshimin e tyre dhe disa herë në ditë, kurse në Shqipëri çmimi po fiksohet për ditë të tëra duke rritur fitimet e tregtarëve dhe oligarkëve të naftës. Kjo do të vazhdojë sa kohë që ulja e mëtejshme e çmimin në tregun ndërkombëtar, nuk do të reflektojë në tregun shqiptar. /noa.al

Author: morevesh