Rusia është afruar më tej në kufirin pranë NATO-s, ndërsa Kievi është bombarduar gjatë natës ku janë shkatërruar shumë banesa. Sot mbahet raundi i 4 i negociatave mes Kievit dhe Moskës, ndërsa të dyja palët negociatore kanë shprehur optimizëm se mund të arrihet një gjë konkrete mes tyre. Takimi do të zhvillohet online përmes një videokonferencë në orën 09.30
19 ditë nga lufta në Ukrainë dhe situata nuk duket aspak e mirë. Rusia është afruar më tej në kufirin pranë NATO-s, ndërsa Kievi është bombarduar gjatë natës ku janë shkatërruar shumë banesa. Presidenti ukrainas, Zelensky, i bëri thirrje NATO-s të mbyllë hapsirën ajrore, përndryshe raketat e Rusisë do të bien edhe në territorin e tyre.
Sot mbahet raundi i 4 i negociatave mes Kievit dhe Moskës, ndërsa të dyja palët negociatore kanë shprehur optimizëm se mund të arrihet një gjë konkrete mes tyre. Takimi do të zhvillohet online përmes një videokonferencë në orën 09.30 dhe po ashtu takimi pritet të mbahet edhe ditën e nesërme.
Rusia ka izoluar Ukrainën nga tregtia ndërkombëtare detare, duke e bllokuar në Detin e Zi. Ndërsa Australia njoftoi sanksione të reja të hënën për oligarkët rusë, biznesmenët kryesorë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Në total, 33 persona u goditën me sanksione, duke përfshirë pronarin e Klubit të Futbollit Chelsea, Roman Abramovich, CEO i Gazprom Alexey Miller dhe Dmitri Lebedev, Kryetar i Rossiya, një nga transportuesit më të mëdhenj ajror të Rusisë.
Ditën e djeshme raketat ruse kanë bombarduar një bazë ushtarake në Yavoriv, afër kufirit polak. Ky sulm ka alarmuar NATO-n dhe SHBA, të cilat janë shprehur njëzëri se do të mbrojnë çdo territor që është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Nga sulmet në këtë bazë humbën jetën 35 persona, ndërsa nga Moska Zyrtare viktimat u quajtën ‘merecenarë të huaj’. Dje u vra edhe gazetari amerikan, Brent Renaud, i cili më parë kishte punuar për Neë York Times, fitues i çmimit ‘Pulitser’ në gazetari.