Fajin e ka Berisha! Kryetarët e degëve të PD mbështesin Bashën. Një del kundër

Kryetarët e degëve të PD mbështesin Bashën dhe dalin kundër deputetëve.

Në mbledhjen që kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon me krerët e PD nëpër degët e vendit, ka pasur një mbështetje të madhe ndaj këtij të fundit. Të pranishmit kanë ngulmuar se zgjidhje nuk ishte dorëheqja e Bashës por krijimi i një procesi bashkimi ku ky i fundit të ishte drejtues.

Akuzat e kryetarëve të degëve ndaj Berishës kanë qenë të përsëritura duke theksuar se humbja në zgjedhjeve kishte ardhur si shkak i garës së këtij të fundit kundër PD. Duke shtuar më tej se heqja e vendimit të marrë në 9 shtator nuk ishte zgjidhje. I vetmi deri më tani i cili mbajti një qndrim më ndryshe karshi Bashës, ishte deputeti Lefter Gështenja i cili kërkoi që Basha dhe Berisha të bënin hapa mbrapa dhe të kishte një lloj armëpushimi.

Lefter Gështenja, kr dega 7 Tiranë: Rrugët e bashkimit: një hap pas të dy Basha dhe Berisha, qetësohet situata dhe të ketë një armëpushim. Dhe pastaj një platformë për të çuar në zgjidhje. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi një problem dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Të gjithë bashkë të ringrejmë PD dhe të ecim para. Duhet të bashkohemi

Author: morevesh