Berisha është si shiu, nuk e ndalni dot

Këto ditë, kur në tablonë politike ka zënë vend paradoksi “Të ikë Luli, por të ikë dhe Berisha”, vetiu më erdhi ndër mend pyetja që na bëhej kur ishim të vegjël:

-Ç’bën ti kur bie shi?

Dhe përgjigja e saktë qe:-S’kam ç’të bëj, e le të bjerë.

Se nuk mundesh ta ndalësh, as mundesh ta pakësosh.

Kështu po ndodh dhe me Berishën. Ai është si shiu, nuk e ndalni dot. E në këtë ditë “korrjesh” për të ndihmuan disa faktorë.

Më kryesori qe “Non grata” që administrata sorosiane ia vuri si dënim. Ose si largim të tij nga politika për ta lënë të djerrë fushën politike, pa konkurrencë, gati monopol të hajnave.

Por ja që shqiptarët nuk menduan kështu. Ata “Non gratën” e kthyen në “Dekoratë” për Berishën. Ndaj në 6 mars te kutitë e votimit hodhën dhe verdiktin e tyre për dënimin amerikan.

Tjetër faktor është qeverisja e tmerrshme e Ramës. E mbushur me grabitje, vjedhje, dhunë e korrupsion. Shqiptarët peshuan vitet e qeverisjes së Saliut dhe të Ed Mavriut. E si gjithnjë shkuan nga peshon kandari.

Së fundi vulën ia vuri vetë Bashë Vula. Me fakte e prova që opozitarizmin ai e shiste dhe e shet për favore personale, që shpresën e shqiptarëve e shuante dhe e shuan me manovra të fëlliqura.

Ditët po vrapojnë drejt 30 prillit. Berisha si gjithnjë do mposhtet veç nga kandidati që do marrë vota më shumë se ai. Deri atëhere “shiun” Berisha nuk e ndal dot kush. E lemë të bjerë, përgjigjeshim ne për shiun kur na pyesnin atëhere.

Author: morevesh