ABC zbardh mbledhjen e kryetarëve: Ja vendimi që mori Lulzim Basha…

Gazetarja e Abc, Enreta Shevroja, ka zbardhur në edicionin e lajmeve, atë se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në PD, të thirrur nga Lulzim Basha.

Shevroja tha se një nga propozimet e hedhur nga krerët e degëve ishte krijimi i një komisioni të përbashkët ku pjesë e saj të jenë anëtarët e PD por dhe anëtarët e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas saj krerët e degëve e kanë qenë të qartë në deklaratën e tyre ku kanë theksuar se vendimi për Sali Berishën të jetë në fuqi, duke përjashtuar rikthimin e tij në krye të PD.

‘Nëse e krahasojmë këtë mbledhje me mbledhjen e kaluar, duket se ka një lëkundje të tyre sa i përket qëndrimit të Bashës në krye të PD. Në tryezë janë hedhur disa opsione, linja e parë është që Berisha nuk mund të rikthehet dhe kanë propozuar krijimin e një komisioni nga anëtarë të PD, dhe një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Berishës. Sipas këtij opsioni as Berisha dhe pas Basha nuk janë zgjedhje, duke kërkuar të gjendet një person tjetër që të jetë pjesë e zgjidhjes.

Lexo po ashtu
Albeu: ABC zbardh mbledhjen e kryetarëve: Lulzim Basha nuk jep dorëheqje
Kolegji i Kryetarëve: Dorëheqja e Bashës thellon krizën në PD
Ka dhe një pjesë të kryetarëve të degëve që kanë theksuar se në këtë moment nuk është zgjidhje largimi i Bashës nga drejtimi i PD. Të gjithë kanë shprehur dakordësi që as Berisha nuk është pjesë e zgjedhjes. Kujtojmë që është deklaruar një mbledhje e organeve të PD-së për të diskutuar largimin e Bashës dhe ardhjen e Berishës’, tha Shevroja gjatë raportimit të saj në edicionin e lajmeve në Abc/ Abcnews.al/

Author: morevesh