Nënë Liza është një personazh i njohur i protestave në Astir. Ajo madje ishte në takim direkt me Edi Ramën. Por asnjëherë nuk besoi në premtime. ‘Unë dua vendimin të firmosur’, tha nënë Liza, fjalët i merr era!
Dhe sot ajo ishte në protestë.
Nënë Liza: “Pensionet nuk dalin për bukë. Kryeministri që është burrë, t’i dalë përpara këtij populli dhe t’i japë përgjigje. Ukraina është në Shqipëri, Rusia po i bien Ukrainës, por ne na ra shteti jonë, na ra në shtëpinë tonë Shtëpitë tona janë shkatërruar, Ukraina është në Shqipëri.”, tha ajo.