Rusia nis ‘gjuetinë’ e frikshme/ Rrëmbehet një tjetër kryebashkiak nga ushtria në Ukrainë

Rusia duket se ka nisur një ‘gjueti’ të frikshme.

Një tjetër kryetar Bashkie është rrëmbyer në Ukrainë.

Raportohet se Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Maveev, është rrëmbyer nga rusët. Lajmi është bërë i ditur në faqen e tij në Facebook kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporizhia, Oleksandr Starukh.

‘Quotidiano‘ raporton se Dniprorudne ndodhet në Ukrainën jugore, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Melitopolit, qyteti në Detin Azov, kryetari i bashkisë së të cilit u rrëmbye nga rusët dy ditë më parë.

Dy ditë më parë u rrëmbye kryetari i bashkisë së Melitopolit.

Author: morevesh