Dita e 18-të, sulmohet me 8 raketa baza ushtarake në Lviv

Dita e 18-të e luftës në Ukrainë. Në orët e para të mëngjesit forcat Ruse sulmuan bazën ushtarake në Lviv, pranë kufirit polak. Sipas të dhënave paraprake, ushtria ruse ka lëshuar tetë raketa.

Presidenti ukrainas ka publikuar një fjalim të ri. Voldymyr Zelenskyy shpalli një numër dekoratash ushtarake për ushtarët ukrainas. Ai komentoi gjithashtu situatën në Kherson, një qytet ukrainas nën kontrollin rus. Zelenskyy tha se “degradimi i plotë” i pret DPR (Republika Popullore e Donetskut) dhe LPR (Republika Popullore e Luhanskut).

“Dua t’u them disa figurave që u mungonte neveria të refuzonin të bisedonin me pushtuesit… Dua të them – nëse disa prej tyre u tunduan papritur nga propozimet e pushtuesve… Ju firmosni dënimin tuaj.

Author: morevesh