Vajza që shihni në foto sot është një nga moderatoret më të mira dhe më të dashura nga të gjithë! E njihni?

Dje në “Ëndërrtjerrësit” u fol për talentet e rinj që rrugëtimin në media e nisën në fillimet e Top Channel. Por sot as Ori Nebiaj

që ka çdo javë pultin në dorë për të drejtuar këtë program dhe ka vendosur në siklet, ose thjesht i ka bërë nostalgjik të ftuarit nuk i shpëtoi një surprize.

Asaj ju desh të shihte veten në ekran, kur ishte gjimnaziste, bjonde dhe me vetullat e holla si të gjithë asokohe. Nëse të pranishmit nuk do kishin thënë që kjo është Ori Nebiaj dora vetë, as nuk do na kishte shkuar mendja.

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Ori Nebiaj është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.

Tek “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.

“Unë atëherë bëja një Top Select të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.

Author: morevesh