I moshuari përlotet nga protesta: Nuk ja dalim dot, po u biem në qafë fëmijëve

Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit ka nisur. Sot është dita e katërt ku qytetarët anembanë vendit protestojnë për çmimet stratosferike.

Mijëra qytetarë u mblodhën në orën 11:00 Sheshin Skënderbej nga ku edhe nisën marshimine tyre drejt Kryeministrisë.

Një i moshuar ka thënë i përlotur se arsyeja se pse ka dalë në protestë është se po “u bie në qafë fëmijëve”, për shkak se nuk mund të përballojë këtë rritje të çmimeve.

“Mos të kemi fëmijët nuk jetojmë, iu biejmë në qafë fëmijëve për ushqim, nuk mund të flas më, më falni.”-u shpreh i moshuari,

teksa shtoi se nëse nuk do të ishin fëmijët në emigracion, ata nuk do të kishin mundësi që të jetonin. Shqipêria po vlon nga protestat që jané shumë masive ditën e sotme.

Mijêra persona kanë mbushur sheshin para kryeministrisë, ndërkohë nuk kanë munguar protestat në qytetet e tjera si Durrës, Shkodër, Berat etj.

Author: morevesh