ME VIDEO/ Policë civilë të armatosur dhunojnë protestuesit në Durrës

SYRI sjell video nga momenti kur efektivë policie të veshur civilë dhe të armatosur, dhunojnë qytetarët në Durrës.

Mijëra protestues çanë kordonin policor në dalje të Durrësit dhe marshuan drejt autostradës.

Protestuesit tentuan bllokimin e autostradës, me gjithë ndërhyrjen e policisë për t’i ndaluar.

Mes efektivëve, ranë në sy edhe policë të armatosur, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht në raste tubimesh dhe protestash qytetarësh.

SYRI dëshmon me pamje skandalin e Policisë së Durrësit, ku një prej efektivëve është i armatosur me armë zjarri pistoletë teksa arreston disa protestues.

 

Author: morevesh