LAJM I FUNDIT/ Maqedonia e Veriut ndalon eksportet e drithërave me Shqipërinë

Ditën e sotme Maqedonia e Veriut ka marrë vendimin për të ndaluar eksportet e drithërave me Shqipërinë.

Ministri i Ekonomisë ka deklaruar se nuk do të ishte e mundur që vendi i tij të eksportonte drithëra drejt Shqipërisë, sepse u duheshin për rezervat e tyre.

Sipas shifrave të dhëna nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, në vend kanë mbetur vetëm 50 mijë ton rezerva gruri.

Kjo nënkupton se kriza e miellit do mbetet evidente në Shqipëri deri në mbërritjen e ngarkesave nga jashtë.

Author: morevesh