Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm terrorist në Çernobil

Autoritetet ukrainase kanë ngritur alarmin, ndërsa njoftuan se Rusia po përgatit një sulm terrorist në centralin bërthamor të Çernobilit.

Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ukrainës në faqen e saj të internetit, ka shkuar se trupat e Putinit po përgatiten për të sulmuar Çernobilin me raketa ose me lëndë eksplozive, raporton CNN.

“Vladimir Putin ka urdhëruar përgatitjen e një sulmi terrorist në termocentralin bërthamor të Çernobilit”, thuhet në njoftimin e Inteligjencës së Ukrainës.

Aktualisht termocentralin bërthamor i Çernobilit është i kontrolluar nga Rusia,e po ashtu nën kontrollin e trupave ruse janë dhe dy termocentrale të tjerë në Ukrainë.

Author: morevesh