Çfarë është një krim lufte dhe a mund të ndiqet penalisht presidenti rus Vladimir Putin për sulmet në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Rusinë për krim lufte duke iu referuar sulmit në një maternitet pak ditë më parë, edhe pse dje ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov pas takimit dy palësh i mohoi këto akuza.

Mund të mos duket kështu por edhe lufta ka rregullat e saj, siç përcaktohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

BBC shkruan se këto rregulla janë të përfshira në traktatet e njohura si Konventat e Gjenevë të cilat përbëhen nga një sërë ligjesh dhe marrëveshjesh të tjera ndërkombëtare.

Çfarë është një krim lufte?

Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht. As infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre.

Disa armë janë të ndaluara për shkak të vuajtjeve të tmerrshme që mund të shkaktojnë. Këtu përfshihen minat kundër personelit ose armët kimike ose biologjike

Të sëmurët dhe të plagosurit duhet të kujdesen, përfshirë edhe ushtarët e lënduar kanë të drejta si robër lufte.

Ka ligje të tjera që ndalojnë torturën dhe gjenocidin, përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish. Veprat e rënda të luftës si vrasja ose persekutimi masiv i një grupi njerëzish konsiderohet si krime kundër njerëzimit.

Çfarë akuzash ka pasur për krime lufte në Ukrainë?

Ukraina tha se sulmi ajror rus në maternitetin e Mariupolit ishte një krim lufte. Tre persona u vranë dhe 17 punonjës dhe pacientë të tjerë u plagosën.

Ka pasur gjithashtu raporte se trupat ruse kanë shenjestruar civilët ukrainas teksa ata largoheshin përmes korridoreve humanitare.

As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë nënshkruar një ndalim të bombave por incidentet e shkaktuara prej tyre mund të konsiderohet si krim lufte.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka përdorur eksplozivë termobarikë të cilët krijojnë vakum masiv. Këta eksplozivë shkatërrues janë të ndaluar dhe përdorimi i tyre i qëllimshëm do të shkelte rregullat e luftës.

Shumë ekspertë argumentojnë se vetë pushtimi është një krim sipas konceptit të luftës agresive.

Si ndiqen kriminelët e dyshuar për krime lufte

Çdo vend ka për detyrë të hetojë krimet e dyshuara të luftës. Disa kombe e bëjnë këtë më shumë se disa të tjerë.  Në Mbretërinë e Bashkuar, oficerët e lartë të policisë janë ofruar të ndihmojnë në mbledhjen e provave të krimeve të mundshme në Ukrainë.

Si mund të ndiqen penalisht kriminelët e dyshuar të luftës?

Ka pasur një sërë gjykatash që nga koha e luftës së dytë botërore duke përfshirë edhe gjykatën për krimet e luftës të kryera pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Një organ u krijua gjithashtu për të ndjekur ata që ishin përgjegjës për gjenocidin në Ruandë ku ekstremistët Hutu masakruan 800,000 njerëz në 100 ditë në vitin 1994.

Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) kanë role që mbikëqyrin rregullat e luftës.

A mund të ndiqen penalisht presidenti Putin apo udhëheqës të tjerë?

Është shumë më e lehtë të kapësh një ushtar që e kryen krimin e luftës, sesa liderët që urdhëruan të qëllojnë.

Por GJNP-ja mund të ndjekë penalisht edhe veprën penale të “bërjes së luftës agresive”.

Ky është krimi i një pushtimi apo konflikti të pajustifikuar, përtej veprimeve të justifikueshme ushtarake në vetëmbrojtje.

© Panorama.al

Author: morevesh