‘Më arresto se i kam tre vakte të siguruara në burg’! Qytetarët mjaft të revoltuar për çmimet

Protestat po ‘vlojnë’ nga jugu në veri.

Mijëra qytetarë kanë dalë sot në qytete të Shqipërisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Një qytetar i dëshpëruar u shpreh se ‘edhe nëse me arrestoni, të paktën do ha tre vakte në burg, i kam të siguruara’.

Nuk kanë munguar edhe konfrontimet me policinë si në Lushnje gjatë bllokimit të autostradës.

Po kështu në Shkodër qytetarët kanë bllokuar rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, madje janë ulur në asfalt, transmeton Noa.al.

Në Durrës ka pasur pjesëmarrje masive.

Më herët u bllokua edhe ‘Rruga e Kombit’.

Qytetarët deklarojnë se protestat nuk do ndalen, madje do të përshkallëzohen nëse qeveria nuk ndërhyn. Noa.al

Author: morevesh