Rritja e çmimeve, Shqipëria në protestë, bllokohen rrugët nga jugu në veri

Shqipëria në protestë nga jugu në veri. Shkak rritja e çmimeve.

Në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrugën e Kombit etj, mijëra qytetarë janë hedhur në protestë.

Qytetarët mbajnë në duar pankarta dhe brohorasin me sllogane për çmimet dhe kërkojnë ndëryrjen e qeverisë.

Mjaft akse rrugore bllokohen me automjete e kështu është paralizuar edhe qarkullimi.

Forca të shumta policie po përpiqen që mbajnë nën kontroll situatën, por është e pamundur.

Author: morevesh