‘Nuk ramë dakord, s’ka armëpushim’. Dështojnë bisedimet Rusi-Ukrainë!

Dështojnë bisedimet Rusi-Ukrainë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar në një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun rus në Antalia të Turqisë, se nuk kanë rënë dakord që përfundimin e luftës.

Kuleba u shpreh i gatshëm për t’u takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov nëse ka perspektiva për një “diskutim thelbësor”. Ai tha se problemi më i madh me të cilin përballet vendi i tij është situata në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, i cili është goditur nga granatimet dhe shkatërrimet intensive nga forcat ruse.

Kuleba tha se nuk ka përparim në armëpushimin dhe se Ukraina ka dy detyra: organizimin e një korridori humanitar nga Mariupol dhe arritjen e një armëpushimi 24-orësh.

Ai thotë se shpreson se Rusia do të lejojë një korridor humanitar jashtë qytetit. Kuleba tha gjithashtu se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën nëse vendi që filloi agresionin “nuk ka dëshirë ta bëjë këtë”.

U mbushën 15 ditë nga luftimet Rusi-Ukrainë dhe humbjet janë të konsiderueshme nga të dy palët. Gjithashtu edhe bota po vuan krizën e shkaktuar nga lufta.

 

Author: morevesh