Në fillim kundërshtuan sanksionet, por më pas ‘zbutën’ qëndrim.
Serbia është një nga shtetet që ka mbajtur një qëndrim të dyfishtë sa i përket konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Së fundmi presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do të mund të thoshte kurrë se “Kosova është pjesë e Serbisë”, nëse nuk do t’i bashkohej dënimit të pushtimit rus në Ukrainë.
“Serbia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ta bazojë politikën në këtë. Ne i respektojmë normat ndërkombëtare, mbajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë. Nëse s’do të dënonim pushtimin e Ukrainës, ne nuk do të kishim kurrë të drejtën morale të përdornim këtë argument”, ka thënë Vuçiç për “B92”.
Ndër të tjera, Vuçiç ka shtuar se nga e enjtja nuk do të ketë më eksporte të miellit, grurit dhe vajit nga Serbia, pasi sipas tij, vendi ka mjaftueshëm për veten dhe rajonin.