Vajzës së Putin i ndodh e papritura

Pas divorcit nga gruaja e tij Lyudmila, presidenti rus Vladimir Putin nuk tha në publik nëse kishte një dashuri të re, por edhe vitet para flitej për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore.

Dyshohet se 18-vjeçarja Luiza Rizova është rezultat i lidhjes së tij me Svetlana Krivonogikh, e cila dikur ishte pastruese dhe tani zotëron një bankë dhe është milionere. Kur filloi pushtimi rus i Ukrainës, Louise mori një sërë komentesh të shëmtuara dhe armiqësore në profilin e saj në Instagram.

Rozova, e cila kishte 84 mijë ndjekës në Instagram, pesë muaj më parë ndërpreu postimet në këtë rrjet social, gjë që ngjalli dyshime se Putini e kishte ndaluar të ishte aktive në rrjete, por llogaria e saj ishte e dukshme deri dje kur ai mesa duket e fshiu. Në rrjtet sociale vajza e Putin u akuzua si “vajzë e një vrasësi, një krimineli lufte, një psikopate dhe një të droguari”.

Shumë nga komentet poshtë postimeve të saj përfshijnë flamurin ukrainas, dhe njëri mbante mesazhin: ”Populli rus duhet të ngrihet kundër këtij diktatori. Ju nuk doni të keni asgjë me të.

Ka pasur nga ata që e kanë mbrojtur dhe u kanë thënë komentuesve të tjerë që të mos e shajnë sepse ajo nuk ka faj për atë që ka bërë babai i saj.

Dyshimi se Luiza Putin është një vajzë e fshehtë nga një lidhje jashtëmartesore u ngrit fillimisht nga një media e pavarur në Rusi, e cila më vonë u ndalua nga autoritetet. /albeu.com/

Author: morevesh