Çmimi i energjisë pritet te rritet, Balluku:”Luks të bjerë shi”

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dha detaje për krizën e energjisë duke thënë se çmimi do të vazhdojë të rritet.

Ajo tha se në mars pritet që energjia do të blihet me 500 euro, ndërsa parashikohet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1 mijë euro për megavat orë.

“Është luks të bjerë shi në Shqipëri. Ne përdorim gjithmonë kaskadën. Megjithatë ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro megavat dhe pritet rritje. Do të desha që çfarë thashë deri tani ta përkthej në shifra. Në muajin shkurt është blerë me 230 euro dhe pritshmëria për muajin mars do të jetë 500 euro pra dyfish i asaj që kemi blerë në janar.

Parashikimi për blerjen në muajin mars me çmimin që ju thashë është 100 milion euro ndërsa në prill është 134 milion euro. Në total deri në muajin e katër të këtij viti do të arrijë deri në 320 milion euro. Pritet që çmimi të shkojë mijë euro për megavat”, tha Balluku.

Sakaq, kryeministri Edi Rama njoftoi sot ngritjen e një komisioni të posaçëm për përballimin e pasojave të luftës Rusi-Ukrainë.

Author: vizion