Ja kush janë deputetët që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake. Ky vendim është marrë pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit. Gjekmarkaj e ka komunikuar dorëheqjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar që u mbajt pasditen e sotme në selinë blu.

Jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë gjithashtu kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. E pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Duma e ka pyetur Bashën nëse ai ndjente përgjegjësi për humbjen e thellë që përjetoi PD-ja në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas Dumës, ka qenë beteja mes Bashës e ish-kryeministrit që ka bërë që në fakt Sali Berisha duke dashur të mundë kreun e PD-së, mundi vetë partinë.

“Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam ynë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy, tre apo 27 çfaredo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur. Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund te na besh. E para: Ju lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj partine demokratike se keshtu dua une si individ. Pyetja tjeter eshte: Si do bejme qe pertej meje te ngreme partine demokratike per vete Partine Demokratike. Cilen pyetje po na drejtoni te paren apo te dyten?,”- mësohet të ketë thënë Duma.

Depueti i Partisë Demokratike Ramadan Lika ka deklaruar se ata janë shkatërruar. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Lika i është drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha me fjalët se është gati që të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që nuk kemi humb, si nuk kemi humb jemi shkatërruar. S’duhet të dalim pa vendim që këtu”, ka thënë ai.

Lefter Gështenja: Duhet te beni nje hap pas ju i pari pastaj me rradhe te gjithe, ne menyre qe te bashkohen demokratet ne baze. Nuk mund te vazhdohet me keshtu, duhet reflektim i thelle nga te gjithe, nga ju i pari, duhet te sakrifikojme te gjithe qe te shpetojme PD. Nese na dhimset vertete PD duhet ta bejme sot se neser do jete vone. Ju duhet te beni nje hap pas qe te bashkohen demokratet. Sot demokratet jane te ndare. Drejtuesit e partise nuk dalin ne terren jane larguar nga strukturat e PD shkojme vetem per fushata, nuk mund te vazhdohet keshtu. Nuk e kam parë kurrë PD si “lopë për ta mjelë”, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD.

Deputetja Elda Hoti ka deklaruar se po i vihet në dyshim dinjiteti pasi po vazhdon të mbështesë kryedemokratin Lulzim Basha, pas disa humbjeve rresht. Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar, Hoti u shpreh se ka turp nga familjarët për shkak të humbjeve që kanë pësuar.

“Duhet guxim, kemi turp nga familjaret. Dua të të tregoj realitetin, te kam thëne gëzoj respekt për ty dhe do te mbështes por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk te pranojnë!”, tha Hoti.

Xhelal Mziu: “Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje”, mësohet të jetë shprehur Xhelal Mziu.

Deputeti Kasem Mahmutaj ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të futet të zgjedhje të brendshme. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Mahmutaj ka thënë se debatit brenda mbledhjes i jep fund vetëm vota.

“Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati i jep fund vota.“-tha Mahmutaj.

Author: morevesh