Shënohen zhvillime pozitive. Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Paraprakisht informohet se ka pasur “zhvillime të vogla pozitive” në lidhje me korridoret e mundshme humanitare.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla.

Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.

Civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur.

Author: morevesh