Rusët bombardojnë furrën e bukës në Kiev, bilanci paraprak, 13 të vdekur

Nuk ndalen bombat ruse në Ukrainë.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se 13 persona humbën jetën nga bombardimi i një furre buke në perëndim të Kievit.

Por ky është vetëm bilanc paraprak. Kjo pasi mjaft të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitale.

Nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Por ndërsa u krijua kjo mundësi, bombardimet dhe luftimet në zona të caktuara nuk kanë reshtur.

Author: morevesh