Dita e 12-të e luftës/ Ukraina: Rusia po përgatitet për një sulm të gjithanshëm të Kievit; mijëra protestues të arrestuar në Moskë

Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë kanë paralajmëruar se Rusia po përgatit forcat e saj për të nisur një sulm të gjithanshëm në Kiev.

Një përditësim nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e Moskës kishin filluar të grumbullonin burime për një sulm në qytet, me tanke dhe njësi të motorizuara të këmbësorisë që përparonin drejt qytetit të afërt të Irpin për të hedhur bazat.

Gjithashtu shtuan se komandantët rusë kishin furnizuar forcat e tyre me karburant të dërguar nga Bjellorusia përmes zonës së përjashtimit të Çernobilit.

Zyrtarët raportuan se ushtria ruse po përqendronte përpjekjet e saj në rrethimin e qyteteve lindore të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe qytetin jugor të Mykolayiv.

Ndërkohë Rusia pretendon se do të lejojë evakuimin e civilëve pavarësisht se nuk respekton marrëveshjet e mëparshme. Ajo thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev për të lejuar evakuimin e civilëve.

Kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

Sakaq, protestuesit kundër luftës në Shën Petersburg u rrahën në mënyrë brutale nga policia. Të paktën 4,640 njerëz u arrestuan në Rusi të dielën në lidhje me mitingjet kundër luftës në të gjithë vendin, sipas OVD-Info, një grup i pavarur monitorues i të drejtave të njeriut që ndjek paraburgimet.

Author: morevesh