Tradhtia kthehet në makth! Frikësohet gruaja: Punëtori më kërcënon se do i tregojë burrit nëse nuk i jap para

Një grua ka kërkuar këshillë nga psikologia Deidre se si të zgjidhë një problem në jetën e asaj. Ajo rrëfeu se si lindi tradhtia ndaj burrit dhe tashmë është kthyer në makth për të pasi ish i dashuri i kërkon para që të mos flasë për romancën që patën.

Letra: Unë vendosa t’i jap fund lidhjes me punonjësin tonë dhe ai më thotë se do i tregojë bashkëshortit tim nëse nuk i jap para. Unë jam 39 vjece, burri im është 41 vjeç dhe ne jemi të martuar prej 10 vitesh. Ne kemi 2 fëmijë të moshës 9 dhe 7 vjeç.

Burri im ka punën në qytet dhe prej 2 vitesh kalon pjesën më të madhe në punë. Ai largohet para se të zgjohem dhe vjen vonë në darkë. Nuk e mbaj mend herën e fundit që u puthëm, qëndruam vetëm apo kryem marrëdhënie intime. Mendoj se kjo ishte arsyeja përse përfundova duke e tradhtuar, ishte këndshëm të kishe pak vëmendje.

Ne po bënim disa punime në shtëpi dhe punonjësi vinte gjithmonë për një kafe dhe ne flisnim, ndonëse ai ishte i zënë. Unë u emocionova që dikush filloi të kishte interes tek unë.

Pas disa muaj flirtimi në kuzhinën time, e ftova të vinte me mua pasi do të nxirrja qenin për shëtitje. Më pas ne filluam të takoheshim në ditët e tij të pushimit. Ne u tërhoqëm shumë nga njëri-tjetri dhe përfunduam në krevat duke fjetur pranë.

Në shumë mënyra ishte perfekt pasi burri ishte në punë dhe fëmijët në shkollë. Aq shumë sa e shijova, nuk mund ta mbaja më fajin përsipër. Kështu që vendosa ti jap fund tre javë pasi nisi. Por punëtori vendosi të më kërcënojë. Ai më tregoi makinën tonë të re Mercedes dhe Range Rover dhe tha: “Ju mund të përballoni atë, kështu që çmimi im është 2 mijë paund për tu larguar”.

U ndjeva e tradhtuar se mendova që atij i interesoja me të vërtetë. E dëshpëruar, i dhashë paratë. Por kërcënimi nuk përfundoi aty. Ai tani më detyron që ta paguaj 200 paund në javë. Kjo më ka shkaktuar aq stres sa po më bien flokët. Nuk mund të rrezikoj që burri im ta zbulojë sepse me shumë mundësi do t’i japë fund martesës dhe do të shkatërrojë jetën e fëmijëve tanë.

Por herët apo vonë, do vërë re mungesën e parave. Më ndihmo.

Deidre: Aq e tmerrshme sa mund të duket, mënyra për të ndaluar këtë kërcënim është të jesh e pastër me burrin tënd. Ajo cfarë ai tjetri po bën është ilegale dhe do të doja që të njoftojë policinë. Nga ana tjetër, në vend që burri jot ta marrë vesh nga dikush tjetër se cfarë po ndodh, më mirë t’ia thuash ti. Kërkoji të të falë dhe shpjegoji që i ke dhënë fund tradhtisë. Shpjegoi që do të doje që marrëdhënia mes jush të përmirësohej. Shumë njerëy që kanë një tradhti, ia dalin që të forcojnë lidhjen e tyre.

Author: morevesh