Zelenskyy bisedë telefonike me Edi Ramën: E vlerësojmë ndihmën praktike të Shqipërisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy shkruan se me Ramën kanë biseduar për luftën kundër pushtuesit rus dhe e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.

Author: morevesh