Pse ‘ngeci’ përparimi i autokolonës ruse drejt Kievit? Zbulohet arsyeja

Pamjet satelitore treguan para disa ditësh një autokolonë më shumë se 60 kilometra të gjatë drejtuar Kievit.

Por ajo ka ‘ngecur’ për disa ditë. Arsyeja mësohet të ketë qenë hedhja në erë e një ure.

“Besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht qëllim në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone,” tha një zyrtar rus.

Nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj autokolonës.

Më parë këtë javë, zyrtari rus tha se çështjet logjistike dhe të mbështetjes kanë kontribuar gjithashtu në përparimin e ngadaltë të kolonës.

Author: morevesh